Arrestohet një person në Prishtinë- “kërcënoi” me armë lodër punonjësen e IPKO-s

Arrestohet një person në Prishtinë- “kërcënoi” me armë lodër punonjësen e IPKO-s

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 17:00 një person që dyshohet të jetë i sëmurë mental, pasi i njëjti “shqetësoi me armë lodër” punonjësen e një pike shitëse të kompanisë IPKO në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndodhet momentalisht në stacionin policor.

“Rreth ores 17:20 ne rrugen perandori justinian policia ka ndaluar nje person I njejti me nje arme(loder) ka shqetesuar ankuesen femer e cila ishte dukepunuar ne lokalin e sipershenuar”, ka thënë për Insajderin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

“Personi ndodhet ne stacion policor dhe i njejti dyshohet se eshte me te meta mentale”, ka thënë Policia. /Insajderi.com