Arrestohet një person në Prishtinë për shkak të trafikimit me njerëz

Arrestohet një person në Prishtinë për shkak të trafikimit me njerëz

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi dyshohet të ketë mbajtur viktimën femër për dy net me radhë të strehuar në një vend me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Me urdhër të Prokurorisë, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 gramë substancë narkotike e dyshuar kokainë dhe 1.5 gramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajte./Insajderi.com