Arrestohet një person në Prishtinë – policia i konfiskon 4 kg heroin dhe dinar të Serbisë

Arrestohet një person në Prishtinë – policia i konfiskon 4 kg heroin dhe dinar të Serbisë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë pasi që i është konfiskuar 4 kilogram heroin, telefon celular, para dhe dinar të Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet në gjatë kontrollit në banesën  e tij i janë gjetur dhe sekuestruar:  tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroin  në peshë 4 kg e 101 gram,  një makinë për paketim të substancës,  disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës )  një telefon celular, 150€ dhe  400 dinar të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Insajderi.com