Arrestohet një person në Prizren pasi kërcënoi Policinë e Kosovës

Arrestohet një person në Prizren pasi kërcënoi Policinë e Kosovës

Një person në Prizren është arrestuar pasi kishte kërcënuar njësitin policor të cilët e kishin ndalur në rrugë gjatë vozitjes.

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit i është bërë edhe matja dhe ka rezultuar 1.48% alkool.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është  mbajtur 6 orë në ndalim policor e më pas është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës. /Insajderi.com/