Arrestohet një person në Vermicë – Policia i gjen 30 kilogramë marihuanë

Arrestohet një person në Vermicë – Policia i gjen 30 kilogramë marihuanë

Një person është arrestuar në pikën kufitare Vermicë, pasi policia i ka gjetur dhe sekuestruar 30 kilogramë marihuana, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, automjeti me targa të Kosovës kishte hyrë në kufi nga Shqipëria dhe i njëjti drejtohej nga një shtetas kosovar me inicialet F.M. (viti i lindjes 1981).

Ai ishte ndaluar nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

“Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë me që rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar. Autoritete kufitare të PK-së kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30kg (tridhjetë kilogram)”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të anti-drogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore./Insajderi.com