Arrestohet një person, ofendoi policin në baza fetare

Arrestohet një person, ofendoi policin në baza fetare

Është arrestuar një person në Skivjan të Gjakovës pasi ka ofenduar policin në baza fetare.

Kjo situatë erdhi pasi polici kishte gjobitur shoferin për shkak të mos respektimit të rregullave të komunikacionit.

Ngjarjen për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurka.

“o katolik ki mem njoft ti mu, ki me marr vesh ti se kush jom unë”, pse po më dënon ti mu sa herë po më ndalon”, ka me ta q* nanen e katolikit”, citohet të ketë ofenduar i arrestuari.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve rajonale. /Insajderi.com