Është arrestuar një person pasi po falsifikon testet për COVID-19, përcjell Insajderi.
Pronari i një laboratori në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës për keqpërdorimin e emrit të kompanisë së tij nga i dyshuari.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Testet obligative PCR për kosovarët që udhëtojnë nëpër shtete të Bashkimit Evropian, ka bërë që të rritet kërkesa për testime anti-COVID. /Insajderi.com