Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Një person në Suharekë është arrestuar për shkak dyshimit se ka “falsifikuar para”.

Personi me inicialen B.B, 21 vjeçar do të mbahet në mbajtje për 48 orë, raporton Insajderi.

“Me datën 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, të cilët duke mbledhur informacione nga dëshmitarë për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës, ku një person i dyshimtë këto para i kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro”, thuhet në njoftim të Policisë

Gjithashtu i njëjti në rastin e fundit me datë 10 mars 2021, kishte arritur që përmes blerjes të mashtrojë një viktimë duke i dhëne po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro.

Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë në qarkullim”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com