Një person është arrestuar të shtunën në Deçan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrim”, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari në vitin 2017 nga katër persona kishte marrë nga një mijë e 500 euro duke ju prentuar se do të ua rregullojë vizat e punës për në Gjermani.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër ankuesit meshkuj kosovarë kishte marrë nga 1.500 (një mijë e pesë qind) € duke ju premtuar se do t’ju rregulloj viza pune për në Gjermani”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com