Arrestohet një person për therjen me thikë në Prishtinë

Arrestohet një person për therjen me thikë në Prishtinë

Është arrestuar i dyshuari që ka theri me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa viktima, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Therja me thikë

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një mjet të mprehtë- thikë.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com