Arrestohet një person që dyshohet se kreu vrasjen në Prishtinë

Arrestohet një person që dyshohet se kreu vrasjen në Prishtinë

Ditën e shtunë, një person është vrarë në Prishtinë saktësisht në rrugën “Bill Klinton”, shkruan Insajderi.

Për vrasjen e tij, Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet ta ketë kryer vrasjen.

“Sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin: N.B mashkull. Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë./Insajderi.