Arrestohet një person që e fotografoi votën në Podujevë

Arrestohet një person që e fotografoi votën në Podujevë

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se një person e ka fotografuar votën në një qendër votimi në Podujevë dhe si rrjedhojë e kësaj është shoqëruar në Polici për tu intervistuar, njofton Insajderi.

Pas marrjes së informacionit se është vërë fotografimi I votës, ka reaguar prokuroria dhe personi I dyshuar është arrestuar.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E,  në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”.

Drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Zeqiri, ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti, duke thënë se “kemi të bëjmë me një qytetar që jeton jashtë Kosovës dhe ka bërë fotografimin e votës. Si është vërejtur nga komisionarët në klasë menjëherë është lajmëruar policia”./Insajderi.com