Arrestohet një polic – dyshohet se ngacmoi një grua

Arrestohet një polic – dyshohet se ngacmoi një grua

Një zyrtar policor në Lipjan është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”, njofton Insajderi.

Me anë të një komunikate, IPK bën të ditur se me të pranuar informacionin, e ka intervistuar ankuesen e cila është shtetase e Republikës së Shqipërisë.

“IPK kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Me vendim të prokurorit, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i njëjti është suspenduar nga detyra.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “ngacmim”.

IPK kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë).

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Insajderi.com