Arrestohet një shtetas i Maqedonisë, dyshohet për falsifikim parash

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë, dyshohet për falsifikim parash

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të enjten në Gjilan për shkak të dyshimeve se ka falsifikuar para.

Atij i janë gjetur 100 euro të falsifikuara dhe më pastaj i janë konfiskuar.

Policia e Kosovës në raportin ditor thotë se atij iu gjetën edhe 7.100 euro për të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com