Arrestohet një shtetas i Marokut në Prishtinë

Arrestohet një shtetas i Marokut në Prishtinë

Një shtetas i Marokut është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte tentuar të hyjë me forcë në një lokal.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 04:30.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprën  ‘Dëmtim prone’. Sot rreth orës 04:30, nga njësiti policor i stacionit Jugu, është arrestuar në flagrancë një person i dyshuar derisa po tentonte të depërtonte me forcë, brenda një lokali në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut”, deklaroi Ahmeti.

Ajo njoftoi se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tutje, Ahmeti shtoi se “Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari i njëjtë është përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë”./Insajderi.com