Arrestohet një shtetas i Shqipërisë i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin se ka trafikuar njerëz.

Ai u arrestua në ora 16:16, pasi mbi të rëndon akuza e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com