Arrestohet një shtetas turk pasi tentoi të dilte ilegalisht nga Kosova

Arrestohet një shtetas turk pasi tentoi të dilte ilegalisht nga Kosova

Një shtetas i Turqisë është arrestuar nga Policia e Kosovës të premten, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti ”Adem Jashari” me dokumente të falsifikuara, përcjell Insajderi.

Sipas policisë,  i dyshuari kishte prezantuar pasaportën dhe letërnjoftimin grek, që dyshohen që janë të falsifikuara.

Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin njëzetekatër orësh të policisë/Insajderi.com