Arrestohet një taksist në Prishtinë, dyshohet se policia përdori gjuhë të papërshtatshme (VIDEO)

Arrestohet një taksist në Prishtinë, dyshohet se policia përdori gjuhë të papërshtatshme (VIDEO)

Në orët e para të së mërkurës në Prishtinë është arrestuar një taksist në rrugën, “Bill Clinton”.

Nuk dihet ende cilat janë shkaqet e arrestimit, por ajo që shihet në një video është se Policia e Kosovës ka përdorur forcën për ta arrestuar taksistin, njofton Insajderi.

Dëshmitarët e kësaj ngjarje kanë thënë se policët kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe joprofesionale gjata arrestimit.

Kjo mund të dëgjohet edhe nga përsëritja e vazhdueshme e taksistit të arrestuar ndaj policëve, “kujt ti motrën”.

Ende Policia e Kosovës, dega në Prishtinë, nuk ka dalur në një sqarim mbi këtë ngjarje. /Insajderi.com/