Arrestohet një zyrtar policor

Arrestohet një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka arrestuar dhe ka suspenduar nga puna një zyrtar policor, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga IPK-ja, personi në fjalë dyshohet se ka tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, bën të ditur tutje IPK. /Insajderi.com