Policia e Maqedonisë së veriut këtë mëngjes me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar ka arrestuar Risto Novaçevskin, kumbar i ish-Kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski.
Ai me një grup dyshohet për veprën penale pastrim parash, me të cilat blenë parcela në Vodno (Shkup).
Përveç Gruevskit dhe kumbarit Novaçevski, për pastrim parash prokuroria dyshon edhe për kushëririn e tij ish shefin e shërbimit secret Sasho Mijallkov, biznesmenin Orce Kamçev, nënën e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviç. Kamçev, Mijallkov dhe Josifoviç janë të dyshuar së bashku në rastin e ashtuquajtur “Perandoria”.
Të gjithë të dyshuarve më parë u është shqiptuar masa e sigurisë për praninë e tyre, vetëm Novaçevskit jo. /Insajderi.com