Arrestohet pas 32 vjetësh i dyshuari shqiptar për plagosjen e policit gjerman

Personi që sot është 58 vjeç, që prej fillimi të vitit 2016 ishte në fokus të kërkimeve të policisë gjermane, e cila kishte shenjat e gishtërinjve të tij.

Arrestohet pas 32 vjetësh i dyshuari shqiptar për plagosjen e policit gjerman

Në qershor të vitit të largët, 1984 në atë kohë 26 vjeç ai kishte qëlluar me armë një polic gjerman në Hannover. Kjo kishte ndodhur pasi ai bashkë me një tjetër person kishin grabitur një dyqan të mjeteve të lundrimit ndërsa polici që banonte mbi atë atë dyqan, kishte ndërhyrë. Ai kishte marrë plagë të rënda.

Që nga ai vit, shqiptari kishte humbur çdo gjurmë, për t`u gjetur sërish pas 32 viteve, në Tiranë.

Kështu, shkruan Hannoversche Allgemeine, e cila thotë se personi që sot është 58 vjeç, nga fillimi i vitit 2016 ishte në fokus të kërkimeve të policisë gjermane, e cila i kishte shenjat e gishtërinjve. Në hetime është përfshirë edhe Europoli, shkruan albinfo.ch.

Aksioni i arrestimit është bërë në bashkëpunim me policitë e Monakos, Kosovës, Maqedonisë dhe së fundi, edhe të Shqipërisë, ku operacioni u përmbyll me sukses.

Në bazë të përshkrimit të rrethanave dhe vendeve ku ai ka frekuentuar, i arrestuari thuhet se është  shqiptar nga Kosova.

Prokuroria Shtetërore e Hanoverit tani po punon për ekstradimin e personit të fjalë nga Shqipëria.

Krahas tij, në sulmin e bërë në vitin 1984 kishte marrë pjesë edhe një person 19 vjeç. Ai ishte kapur dhe dënuar me tre vjet burg për të rinj.