Arrestohet pas pesë vjetësh shqiptari që bashkëpunoi me terroristin në masakrën e Nicës

Arrestohet pas pesë vjetësh shqiptari që bashkëpunoi me terroristin në masakrën e Nicës

28 vjeçari me origjinë shqiptare, Endri Elezi, është arrestuar për shkak se ka kontribuar në masakrën e 14 korrikut në Nicë të Francë, pesë vite më parë.

Ai është arrestuar në Caserta të Italisë dhe për këtë kanë raportuar mediat atje.

Atij i ishte ngritur urdhër arrest nga autoritetet franceze të drejtësisë, pasi kishte furnizuar me armë autorin e masakrës që la të vdekur mbi 80 persona.

Më 14 Korrik, gjatë kohës sa Franca po shënonte festën kombëtare – një person kishte shkelur me kamion shumë njerëz – pos të vdekur kishte qindra tjerë të lënduar. /Insajderi.com