Një person është arrestuar të enjten në Çagllavicë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”, njofton Insajderi.
Sipas policisë, i njëjti kishte ngacmuar dhe kërcënuar një femër që nëse nuk vepron sipas kërkesave të tj, do të ja vrasë vëllain dhe bashkëshortin.
I dyshuari është dërguar në mbajtje
“Me datë 01.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kërcënuar viktimën femër kosovare se nëse nuk vepron sipas kërkesave të te dyshuarit atëherë do të ja vras viktimës bashkëshortin dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com