Arrestohet pasi i gjejnë armë dhe shufër metali në shtëpi

Arrestohet pasi i gjejnë armë dhe shufër metali në shtëpi

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të dyshuar femër pasi që në shtëpinë e saj kanë gjetur një armë zjarri dhe një shufër metalike.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com