Arrestohet pasi kërcënoi fëmijët e prokurorit

Arrestohet pasi kërcënoi fëmijët e prokurorit

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari pasi që kishte kërcënuar fëmijët e prokurorit në Prizren, Besim Susuri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social facebook ka kërcënuar fëmijët e një prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tij bërë gjatë ditës së djeshme.

Lidhje me rastin Këshilli Prokurorial i Kosovës para disa jave kishte njoftuar se është e shqetësuar me kërcënimin që i është bërë prokurorit Susuri. /Insajderi.com