Arrestohet pasi ofendoi zyrtarët policorë e njërin prej tyre e goditi

Arrestohet pasi ofendoi zyrtarët policorë e njërin prej tyre e goditi

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi përpos se nuk ka pranuar të identifikohet para zyrtarëve policorë ka ofenduar ata, njofton Insajderi.

Por, sjellja e tij nuk mjaftoi me kaq. Gjatë intervistimit përpos ofendimeve, goditi me grusht zyrtarin policor.

Lëndime pos zyrtarit policor ka pësuar edhe vetë i dyshuari.

48 orë i është caktuar masa e ndalimit në paraburgim. /Insajderi.com