
Një person është arrestuar pasditen e së martës në Fushë Kosovë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, njofton Insajderi.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj babait të tij.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com