Arrestohet pasi vodhi arkën e dedikuar për persona në nevojë

Arrestohet pasi vodhi arkën e dedikuar për persona në nevojë

Policia e Kosovës ka arrestuar  një person i cili dyshohet se në një lokal në Prishtinë ka vjedhur një arkë, e cila ka qenë e dedikuar për persona në nevojë.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.