Arrestohet për dhunë ndaj të miturës

Arrestohet për dhunë ndaj të miturës

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull nën dyshimin se ka ushtuar dhunë ndaj një femre të mitur shqiptare, e cila ka nënshtetësi të huaj.  Rasti ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një arme e ftohtë, thikë.

“Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje,” njofton policia./Insajderi