Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të premten koordinatorin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë prej 10 mijë eurove.
I dyshuari është dërguar në ndalim policor. Urdhëresën për arrestimin e tij e ka lëshuar Gjykata Themelore e Prishtinës./Insajderi.com