
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar lidhur me plagosjen e sotme në lagjen Veternik në Prishtinë.
I arrestuari, dyshohet se ka plagosur, Luan Malokun, këshilltarin i zëvendskryeministrit në largim, Fatmir Limajt, raporton Gazeta Insajderi.
“Lidhur me rastin e plagosjes policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë për Insajderin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 17:00.
Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku viktima ka një gjendje stabile.
“Sipas informacioneve te para nga tereni viktima i plagosur menjëherë është transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekesor eshte stabile, jashte rrezikut per jete”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com