
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy femra në Prishtinë.
I dyshuari përveç ngacmimit seksual, njërës prej viktimave i ka shkaktuar edhe dëmtim monetar pasi në emër të saj, ka realizuar transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme, shkruan Insajderi.com.

Ilustrim
“Me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj, si provë materiale i është sekuestruar telefoni”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej njoftohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com