Arrestohet pjesëtari i FSK-së për ngacmimin e ish të dashurës

Arrestohet pjesëtari i FSK-së për ngacmimin e ish të dashurës

Policia e Kosovës, në Sllatinë të Fushë Kosovës, ka arrestuar një mashkull pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar dhe ka kanosur një grua me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.

Sipas policisë i arrestuari është një pjesëtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit nga policia, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.