Arrestohet polici në Gjilan – Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur

Arrestohet polici në Gjilan – Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur

Një zyrtar policor i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan është arrestuar të mërkurën, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

IPK-ja tutje ka bërë të ditur se i dyshuari është suspenduar dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit”, thuhet në njoftimin për medie.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan./Insajderi.com

Komunikatë për media

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për sulm seksual

Prishtinë/Hajvali,21prill…

Posted by Inspektorati Policor i Kosovës on Wednesday, April 21, 2021