Arrestohet prindërit që keqtrajtuan vajzën e tyre

Arrestohet prindërit që keqtrajtuan vajzën e tyre

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të mërkurën dy persona, prindër, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuan psiqikisht vajzën e tyre, përcjell Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Rasti është hapur “Dhunë në familje”.

“Gjakovë 14.04.2021-12:50. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar /e-prindër, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqtrajtuar psiqikisht viktimën femër kosovare -vajzën e tyre. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti duke u hetuar./Insajderi.com