Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar për vjedhje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Raushiq në komunën e Pejës rreth orës gjashtë të mëngjesit, raporton Insajderi.
I dyshuari ishte roje në fabrikën ku ai punonte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar roje në fabrikën, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer vjedhje në fabrikë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
I dyshauri me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com