Arrestohet serbi që kishte kryer krime gjatë luftës në Kosovë

Arrestohet serbi që kishte kryer krime gjatë luftës në Kosovë

G.S. shtetas serb, është arrestuar nga policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, shkruan Insajderi.

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se G.S. kishte kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë periudhës 15 dhe 16 prill të vitit 1999 në komunen e Lipjanit dhe në lokalitete përreth.

Gjithashtu, Prokuroria njofton se këtë vepër ai e kishte kryer me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre dhe pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur./Insajderi/