Arrestohet shantazhuesja në Suharekë

Arrestohet shantazhuesja në Suharekë

Arrestohet një femër pasi ishte zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave nga viktima femër, për të mospublikuar në rrjete sociale disa foto komprometuese të viktimës.

Rasi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Suharekës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com