Arrestohet pasi iu gjet pajisja elektroshok

Arrestohet pasi iu gjet pajisja elektroshok

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar shqiptar me shtetësi të Serbisë, në Vërmicë pasi i kishin gjetur një elektroshok dhe një thike ushtarake.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në rimorkion e mjetit transportues te cilin e drejtonte janë gjetur dhe konfiskuar një elektroshok dhe një thike ushtarake”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia e ka cilësuar rastin si import, eksport ose shitje të paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse.

I dyshuari me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com.