Arrestohet shtetasi armen në Aeroportin e Prishtinës

Arrestohet shtetasi armen në Aeroportin e Prishtinës

Policia ka arrestuar një person të dyshuar shtetas Armen në Aeroportin e Prishtinës pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën Sllovene e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth 22:30.

Policia njofton se dokumenti i të dyshuarit është konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com