Të martën mbrëma rreth orës 20:45, në lagjen “ Bllok 82” në qytetin e Maqedonisë së Veriut Tetovë, efektivët e policisë të këtij qyteti e kanë arrestuar shtetasen e Kosovës me iniciale Xh.M. (44).
Ajo kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinj, ku po qëndronte e padeklaruar, njofton Insajderi.
E njëjta është mbajtur në Stacioni Policor në Tetovë, prej ku edhe është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrim, të Huaj dhe Ripranim për procedura të mëtejshme. /Insajderi.com