
Është dorëzuar në polici personi që sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Sylën.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, tha ai.
Publicisti, Valon Syla është rrahur të martën nga një mërgimtar pas deklaratave të bëra nga gazetari për diasporën shqiptare. /Insajderi.com