Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim të bashkatdhetarëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim të bashkatdhetarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë mashtruar një numër të bashkatdhetarëve në emër të nxjerrjes së aviobiletave në Gjermani dhe Zvicër.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve, njofton Policia.

Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 franga zvicerane dhe 25,798 euro

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com