
Një grua 34 vjeçare në Mitrovicën e Jugut është arrestuar për shkak të dyshimeve për vjedhje.
Ajo besohet të ketë vjedhur në dyqane dhe të qendrave tregtare, raporton Insajderi.
“Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra dhe gjësende të ndryshme”, thuhet në njoftim e Policisë.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com