Arrihet koalicioni për Qeverinë e Re në Malin e Zi: Nuk do të ketë çnjohje për Kosovën

Arrihet koalicioni për Qeverinë e Re në Malin e Zi: Nuk do të ketë çnjohje për Kosovën

Koalicioni i ri qeverisës në Malin e Zi është zotuar se nuk do të çnjohje të Kosovës.

Në Malin e Zi, partia “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “Bardh e Zi” e udhëhequr nga shqiptari, Dritan Abazoviq, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këto tri parti politike e përbëjnë shumicën parlamentare, kjo nënkupton që Milo Gjukunavoiq do të jetë në opozitë pas 30 viteve në pushtet.

Marrëveshja thotë se qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë shpejt, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, raporton gazeta malezeze Vijesti.

Partitë proserbe kishin premtuar gjatë kohës sa ishin ne opozitë se në momentin që janë në pushtet do të fillojnë procedurat për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Por, kjo në deklaratën e koalicioni mohohet të jetë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi. /Insajderi.com