Është arritur marrëveshjes ndërmjet Komuëns se Deçanit dhe Kishës Ortodokse në Manastirin e kësaj komune për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke e falëndëruar ambasadorin Italian, Nicola Orlando për ndërmjetësimin si dhe Komandatin e KFOR-it, Gjeneral Michele Risi.
“Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039) ka miratuar termet e kësaj Marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë drita e gjelbër veprimeve të dakorduara për implementim”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kreu i ekzekutivit tha të enjten se ka qenë i përkushtuar që të arihet nnjë marrëveshje që ndihmon lëvizjen e lirë të qytetarëve, njofton Insajderi.
“Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj”, theksoi Hoti.
Për këtë rrugë kishte reaguar dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai pati kundërshtuar punimet me arsytimin se rrezikohet Zona e Mbrojtur religjioze. /Insajderi.com