Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit

Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit

Votat nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit kanë arritur në Kosovë, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se fletëvotimet të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Elezi ka sqaruar se ato të dielën në mëngjes do të shpërndahen në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej dy mijë e 382 vendvotime.

Ai ka shtuar se bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë një milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur një milion e 617 mijë e 200 fletëvotime.

“Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak”, tha Elezi për EO./Insajderi.com