Arrijnë në Kosovë vaksinat e para “Pfizer” donacion i Bashkimit Evropian

Arrijnë në Kosovë vaksinat e para “Pfizer” donacion i Bashkimit Evropian

Kanë arritur në Kosovë 4.680 doza  vaksinash anti-COVID, njofton Insajderi.

Këto vaksina janë të llojit Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian. 95 mijë janë premtojnë që do të arrijnë deri në fund të muajit gusht.

Për mbërritjen e dozave të para të këtij donacioni nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar Ambasada e Austrisë në Kosovë.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në kumtesë.

“Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, vazhdoi njoftimi.

Kosova më parë ka siguruar edhe 24 mijë vaksina “AstraZeneca” si pjesë e projekt COVAX.

Ato ishin vaksinat e vetme që Prishtina ka arritur t’i sigurojë.

Ndërsa, është raportuar se Shqipëria dhe Turqia kanë ofruar vaksina kineze, por janë refuzuar nga institucionet e Kosovës. /Insajderi.com