Arrijnë në Shqipëri, trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci

Arrijnë në Shqipëri, trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci

Trupat e pajetë të viktimave që pësuan nga aksidenti i ndodhur të dielën në Kroaci, kanë arritur në pikën kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, njofton Insajderi.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, po qëndron atje për përcjelljur të trupav e pajetë të aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci.

Se këta trupa pritej të arrinin në Kosovë rreth orës 12:00, e kanë konfirmuar gjatë orës së paradites nga kompania e funeraleve “Pikëllimi”, të cilët po e bëjnë bartjen e tyre.

Ndryshe mbrëmë në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

10 persona të cilët po vinin nga Gjermania në Kosovë, kanë vdekur më 25 korrik në Sllavonski Brodt ë Kroacisë, si pasojë e aksidentit të autobusit. /Insajderi.com