Arrijnë sot në Kosovë mbi 38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Arrijnë sot në Kosovë mbi 38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Një kontingjent prej 38 mijë vaksinash kundër Coronavirusit nga AstraZeneca do të arrijnë sot, e mërkurë, në Kosovë, përcjell Insajderi.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të hënën, duke llogaritur edhe 24 mijë doza të AstraZenecas që Kosova ka pranuar më parë, në total nga kjo vaksinë janë 62 mijë e 400 doza.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”./Insajderi.com